|
|
| Historia e Teutes | |||
|
KS Teuta është një klub i futbollit shqiptar nga Durresi që u themelua më 1925 me emrin KS Urani të cilin e ndërron pas dy viteve në SK Durrës. Pas hyrjes së skuadrës në ligën e parë të futbollit shqiptarë në vitin 1930 klubi merr emrin e Mbretëreshës Ilire dhe thirret KS Teuta. Më 1946 pas luftës së dytë botërore nga komunistët thirret KS Ylli i Kuqë deri në vitin 1950, nga i cili vit thirret Durrës, pastaj me 1951 Puna, 1958 KS Lokomotiva e deri në vitin 1991 kur i rikthehet emri KS Teuta të cilin e mbanë edhe sot. Ndeshjet vendase KS Teuta i luan në stadiumin Niko Dovana në Durres. Shikueshmeria mesatare e ndeshjeve në stadiumin me kapacite prej 12.040 vendeve është diku 2.638 shikues për lojë. Skuadra e klubit sporti Teuta ka qenë një herë kampione e ligës së parë të futbollit shqiptarë dhe dy herë ka fituar kupën kombëtare. Në arenën e futbollit Evropian ka marr pjesë në kupën e UEFA-se tri herë, për kupën Intertoto ka luajtur po ashtu tri herë ndërsa për kupën e fituesve të kupave një herë dhe për kupën Ballkanike ka luajtur një herë. | |||
| Ndalohet kopjimi i plote ose i pjesshem pa leje. | |||
bravenet.com